Një i burgosur me letërnjoftim të falsifikuar bullgar tentoi të shkojë në Greqi, arrestohet nga policia

Dje në orën 23:00 në Pikën Kufitare Bogorodica, në dalje të shtetit, zyrtarët policorë arrestuan A.R. (32) nga fshati Banica, Strumicë, pasi gjatë kontrollit të pasaportës u konstatua se kishte paraqitur një kartë identiteti bullgare të falsifikuar me emër të huaj. Gjatë kontrolleve shtesë u konstatua se A.R. po vuante një dënim me burg në Institucionin Ndëshkues-Korrigjues Burgu Shtip, prej nga ishte liruar për fundjavë. Ai u dorëzua te zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gjevgjeli dhe më pas u kthye në institucionin ndëshkues.