Një grua nga Strumica dyshohet për falsifikim të testeve PCR për virus

Sektori për Punë të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal ndaj 51-vjeçares V.M. nga Strumica, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit”, përcjell TV21. E njëjta dyshohet se ka filsifikuar teste PCR për Covid-19 për disa persona të cilët të njëjtat i kanë përdorur për udhëtim në vendet evropiane.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kallëzim penal është bërë edhe kundër personave që kanë përdorur testet e falsifikuara, kallëzimi kundër tyre është bërë për kryerjen e veprës penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme”.

“Kallëzim penal do të parashtrohet edhe kundër S.J. (25) nga Radovishi, R.M. (24) nga Strumica, O.J. (23) nga Radovishi, Xh.S. (43) nga Radovishi, M.R. (25) nga Radovishi, S.S. (18) nga Radovishi, E.S. (47) nga Radovishi, E.D. (65) nga Radovishi, K.R. (23) nga Radovishi, S.D. (67) nga Radovishi dhe A.M. (24) nga Strumica, thuhet në njoftimine MPB-së.