Një grua nga Shkupi gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

A. Sh. (51) nga Shkupi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në zonën e Karposhit. Rasti është raportuar në polici dje në mëngjes, rreth orës 6.

E ndjera, sipas informatave nga MPB, kishte probleme shëndetësore.

Një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore konstatoi vdekjen, dhe sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar për autopsi, njoftoi policia.