Një grua nga Fushë Kosova dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj shtatë muaj më parë

Një grua nga Fushë Kosova, ka raportuar për një rast i cili dyshon të ketë qenë dhunim, që i kishte ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës, njofton se viktima kishte bërë të ditur se viktima ishte shoqëruar me veturë nga kolegu i saj dhe se dyshon që ai të ketë përdorë narkotikë.

Pas tymit që i dyshuari ia kishte hedhur në fytyrë, viktima thotë se ishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin.

PK bënë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 22.08.2022 – 01:00. Me 17.03.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë. Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.