Një grua 49-vjeçare nga Kumanova ka humbur jetën në aksidentin e djeshëm para pikës kufitare të Tabanovcës, në aksident janë përfshirë 3 vetura

Aksidenti trafiku në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura, njëra prej të cilave me targa të Serbisë, ka ndodhur dje në orën 20.00.

– Në aksident janë përfshirë automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Kumanovës i drejtuar nga B.T.(24) nga Kumanova, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.P.(45) nga Kumanova dhe automjeti i pasagjerëve “Opel insignia” me shenja kombëtare serbe, e drejtuar nga G.N.(59) nga Republika e Serbisë. Në aksident L.T.(49) nga Kumanova, pasagjere në veturën “Volkswagen Polo”, ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ndërsa mjeku i Emergjencave të Kumanovës ka konstatuar vdekjen e saj, njofton policia.

Janë plagosur rëndë V.P. dhe B. T, dhe me lëndime trupore G.N., të konstatuara në spitalin e Kumanovës.

Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje të ekipit nga SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.Pa Censurë