Një grua 45-vjeçare vdes nga gripi në Klinikën Infektive, Komisioni për Sëmundja Infektive bën thirrje për vaksinim

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ndaloi sot vizitat në spitale dhe shtëpi pleqsh për shkak të mbrojtjes nga infeksionet respiratore, të cilat janë në rritje. Rekomandimi do t’i përcillet menjëherë Ministrit të Shëndetësisë dhe pritet të hyjë në fuqi shpejt. Drejtoresha e Klinikës Infektive, dr. Milena Stevanoviq, ka bërë të ditur se sot në Klinikë nga gripi ka ndërruar jetë një grua 45-vjeçare. Ajo është pacientja e gjashtë me grip që vdes në javët e fundit.

Për momentin në Klinikën Infektive janë të shtruar 7 pacientë me grip. Në spital janë shtruar edhe 6 pacientë me Covid, në moshë të shtyrë dhe me sëmundje të rënda shoqëruese. Komisioni për Sëmundjet Infektive apelon që të vaksinohen veçanërisht personat që janë në grupet e rrezikut, të moshuarit mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike.

Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, profesor dr. Aleksandar Petliçkovski, tha se të gjashtë personat e vdekur nga gripi janë të pavaksinuar.