Një gostivaras përfundoi në stacionin policor, pasi u lajmërua se mbrëmë sulmoi fizikisht një burrë dhe djalin e tij. Në përleshje, i pandehuri kërcënoi me thikë dhe sëpatë.
Sipas SPB Tetovë, mbrëmë në orën 19:00, I.R (44) nga Gostivari lajmëroi se gjysmë ore para kësaj, në rrugën “Balindolska” në Gostivar, ai dhe djali i tij u sulmuan fizikisht nga N.Sh (56).
Sipas lajmërimit, ata paraprakisht kanë pasur zënkë verbale dhe së shpejti pasoi me grindje fizike. I lajmëruar N.Sh i kërcënoi me thikë dhe sëpatë, ndërsa gjatë tentimit që t’ia marrë thikën e tij, I.R pësoi lëndim në dorën e djathtë.
N.SH u privua nga liria dhe u mbajt në Stacionin policor Gostivar për sqarim të plotë dhe dokumentim të rastit.