Një gjest shumë human për djaloshin që ra pre e bullizmit, u ftua në një ndeshje në Australi

Quaden Bayles , djaloshi që ishte pre e bullizmit në shkollë, historia e të cilit u bë virale këtë javë, kishte kohën e jetës së tij teksa ishte i mirëpritur në fushë në një lojë rugby sot!
Djali nëntë vjeçar iu dha mundësia të ecte në fushë para ndeshjes NRL midis Indigjenëve All-Stars dhe New Zealand Maori Kiwis All-Stars të shtunën (22 Shkurt) në Cbus Super Stadium në Gold Coast, Australi

Nëna e Quaden postoi një video këtë javë që ajo e filmoi pasi e kapi në shkollë.
Në video, Quaden është duke qarë për shkak të ngacmimeve që pësoi atë ditë dhe ai tha në një moment: “Më jep thikën, dua ta vras ​​veten”