Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër M.E. (29) nga fshati Negotinë dhe B. Sh. (30) nga fshati Debresh, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
“Më 12 gusht, në një qendër tregtare në Gostivar, pas një përplasjeje të mëparshme, të paditurit e kanë sulmuar fizikisht A.A. (36) ndërsa ai mbante djalin e tij dhjetëmuajsh në krahë, duke shkaktuar lëndime edhe tek fëmija,” informon MPB.