Një foshnjë 8-muajshe ndërroi jetë gjatë transportit për në Shkup, peshonte vetëm 3 kilogramë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur kur një foshnjë tetë muajshe ndërroi jetë gjatë transportit nga spitali i Prilepit drejt Shkupit. Sipas informacioneve, foshnja ishte sjellë në spitalin e Prilepit nga nëna e saj në gjendje shumë të rëndë. Pediatri vendosi menjëherë ta dërgojë foshnjën në Shkup, pasi në moshën tetë muajshe, ajo peshonte vetëm 3 kilogramë, që është shumë nën peshën normale për këtë moshë.

Fatkeqësisht, foshnja nuk arriti ta përballonte transportin dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në Shkup. Për më tepër, është konstatuar se foshnja nuk kishte certifikatë lindjeje, kështu që rasti është raportuar në polici. Pritet të kryhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së foshnjës.