Një flamur gjigant i Serbisë vendoset në Mitrovicë të Veriut

Me rastin e Ditës së Unitetit Serb, Lirisë dhe flamurit kombëtar të Serbisë, në Mitrovicë të Veriut është vendosur një flamur gjigant serb.
Flamuri u vendos mbi fasadën e një prej ndërtesave në qendër të qytetit.

Ditë më parë, flamujt e vjetër serbë të vendosur në të gjithë qytetin, u zëvendësuan me trengjyrësh të rinj.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, njoftoi sot se gjithçka është gati për festimin e Ditës së Unitetit Serb, Lirisë dhe flamurit kombëtar të Serbisë në Kosovë, me fotografi të publikuara të flamuj të sapongritur në Mitrovicën e Veriut.

Sipas tij, Mitrovica e Veriut nuk është vendi i vetëm që mori tri ngjyrat e flamurit serb.
“Komunitetet serbe në të gjithë Kosovën dhe Metohinë janë zbukuruar me trengjyrëshin serb dhe qytetarët tanë tregojnë me krenari flamurin serb. Nuk ka vlerë më të shenjtë për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi sesa harmonia dhe uniteti”, shkroi ai në Facebook.

https://www.instagram.com/p/CTzkZNFo_1A/?utm_source=ig_embed&ig_rid=31b9ef13-ea02-4f14-8c95-226eb84860c8