Një fëmijë nën moshën 9-vjeçare në mesin e të vdekurve nga koronavirusi

8 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, derisa janë konfirmuar 249 raste të reja.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë nën moshën 9 vjeçare.

Kështu është bërë e ditur në platformën e Ministrisë së Shëndetësisë, ku publikohen të dhënat për 24-orëshin e fundit.

Katër të vdekur si pasojë e Covid-19 i takojnë grupmoshës mbi 80-vjeç, ndërsa 2 të tjerë 70-79 vjeç dhe një 60-69 vjeç.