Një fëmijë me diabet po lufton për jetë

Asociacioni për diabet të fëmijëve të Maqedonisë – Balans MK sot kumtoi se në javën e fundit për shkak të diagnozës së gabuar të vërtetuar në gjendje shqetësuese
për jetën ishin sjellë një fëmijë katërvjeçar nga Sveti Nikolla, një fëmijë nëntëvjeçar nga Gjevgjelia dhe një fëmijë 14 vjeçar nga Ohri, të gjithë me diabet të tipit 1.
Theksojnë se fëmija 14 vjeçar nga Ohri ende është në komë dhe në gjendje të vështirë shëndetësore dhe është shtruar në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv (KARIL). Nga Asociacioni kërkojnë që Ministria e Shëndetësisë në afat prej 48 orëve ta hetojë rastin dhe të gjithë përgjegjësit për tragjedinë me tre fëmijët të procedohen në mënyrë adekuate, në mënyrë përfshirëse dhe penale. heksojnë nga Asociacioni.
Nga Karil për MIA-n deklaruan se 14-vjeçarja me diabet të tipit 1 është sjellë te ato, është vendosur në aparaturë respiratori dhe vazhdon mjekimi i tyre.

Kryetarja e Asociacionit, Natasha D.Dimitrivska pa dhënë sqarim të gjerë për tre rastet, në deklaratë për MIA-n vetëm theksoi se fëmija katërvjeçar nga Sveti Nikola dhe fëmija nëntëvjeçar nga Gjevgjelia janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ku ishte vendosur edhe fëmija 14-vjeçar nga Ohri para se të sillet në KARIL.
“Fëmijët janë me diabet të tipit 1. Simptomat duhej t’i kishin identifikuar mjekët familjarë. Kemi informacione nga Klinika e Fëmijëve, ndërsa se si po vijojnë punët nuk mund ta dimë. Fëmija katërvjeçar nga Sveti Nikola dhe fëmija nëntëvjeçar nga Gjevgjelia janë të hospitalizuar në endokrinologji në Klinikën e Fëmijëve. Për fat të keq diabeti zbulohet kështu, sepse mjekët nuk i njohin simptomat dhe kur vjen deri në ketocidozë atëherë e zbulojnë këtë fenomen. Mendoj se diabeti iu është diagnostikuar në Klinikën e Fëmijëve”, tha Dimitrievska.