Policia e Kosovës ka njoftuar se një ankuese është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se është dhu*nuar dhe detyruar të konsumonte substanca nar*kotike nga pesë persona.
Ankuesja ka raportuar se njërin nga të dyshuarit e ka takuar më datë 30.04.2021, dhe deri më 05.05.2021 është dhu*nuar nga ai dhe 4 persona të tjerë, në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar.