Një familje me dy fëmijë ka mbetur e bllokuar në borë në rrugën pranë hotelit Radika

Një familje me dy fëmijë të vegjël ka mbetur e bllokuar në borë në rrugën para hotelit Radika, afër fshatit Leunovë. Ekipet e shpëtimit kanë reaguar menjëherë dhe sipas informacionit, familja është e sigurt dhe ndodhet para hotelit, duke pritur që rruga të pastruar për të mundur ta lënë vendin. Për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe shtresës së borës që ka arritur deri në 80 cm, gjendja e rrugës ka qenë e vështirë.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se në rrugën afër liqenit të Mavrovës kishte pemë të rëna, gjë që e ka rënduar më tej pastrimin e rrugës.

Qendra për Menaxhim me Kriza rekomandon kujdes gjatë lëvizjes në këto zona. Ndërkaq, Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale “Maqedonia Pat” po realizon pastrimin e rrugëve shtetërore, të cilat sipas informacioneve nga terreni, janë të kalueshme për qarkullim.