Një ditë pas hapjes së aeroporteve në Maqedoni, më shumë udhëtarë ikën se sa erdhën

Me hapjen e aeroporteve në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit më shumë pacientë janë larguar nga vendi, se sa kanë ardhur për vizitë.

Aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit, dje më 1 korrik pas më shumë se tre muajve u hapën për fluturime, por duke zbatuar rregulla të reja për udhëtim me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Në Aeroportin e SHkupit më 1 korrik kanë mbërritur 292 udhëtarë, ndërsa janë larguar 448 udhëtarë. Në Aeroportin e Ohrit kanë mbërritur 38 udhëtarë, ndërsa janë larguar 144.

Aterimi i parë e bëri aeroplani i “Turkish Airlines” i erdhi nga Stambolli në Shkup dhe solli 104 udhëtarë, ndërsa menjëherë pas atij, ateroi edhe aeroplanin “Pegasus Airlines”, poashtu nga Stambolli, i cili në Shkup solli 125 udhëtarë.

Fluturime nga Shkupi kishte në Stokholm, Keln dhe Bremen nga kompania “Wizzair”.

Ndryshe, në periudhën e mbylljes së aeroporteve, që zgjati nga 19 marsi deri më 30 qershor, kishte 54 fluturime humanitare, prej të cilëve 20 për hyrje në shtet dhe 34 për dalje.

TAV Maqedoni që menaxhon aeroportet bëri të ditur për rregulla të reja gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në hapësirat e aeroporteve dhe gjatë hyrjes në aeroplane.

Udhëtarët duhet që të mbërrijnë në aeroprt tre orë para fluturimit, të kenë maskë para se të hyjnë në ndërtesën e aeroportit, të dezinfektojnë këpucët dhe duart gjatë hyrjes dhe vazhdimisht të mbajnë distancë fizike.

Gjatë daljes nga Aeroporti i Shkupit, hyrja C do të jetë e vetmja që do të jetë e hapur për udhëtarët. Udhëtarët janë të obliguar të mbajnë maskë, ta tregojnë biletën (të shtypur ose në telefon), ndërsa më pas do të duhet të kalojnë për të dezinfektuar këpucët dhe duart.

Gjatë hyrjes në terminal të gjithë udhëtarëve do t’u matet temperatura trupore, përmes kamerave termike, me qëllim të parandalimit të depërtimit të virusit në aeroporte.

Pas skanimit me kamerë termike, udhëtarët që s’kanë temperaturë do të mund të vazhdojnë drejt sporteleve për regjistrim ose vetregjistrim.

Në ndërtesën e aeroporteve do të mund të hyjnë vetëm personat që udhëtojnë, jo edhe familjarët apo miqtë e tyre, që i presin apo i përcjellin.

Me qëllim që të shmanget turma në sportele për regjistrim, TAV Maqedoni i inkurajon udhëtarët që ta përdorin sa më shumë mundësinë për regjistrim online të udhëtarëve dhe valixheve, së paku 24 orë para kohës së fluturimit. TAV Maqedoni i udhëzon udhëtarët të ndjekin ëeb-faqet e të dy aeroporteve, ku do të publikohen oraret e fluturimeve.(INA)