Një diplomate e Maqedonisë ka bërë vetëv*rasje në OKB

Një diplomate maqedonase bëri vetëv*rasje në prag të Vitit të Ri në banesën e saj në Manhattan në New York, informon “MKD.mk”, duke cituar “Fox News”.
Ajo u dërgua në një mision të përhershëm në OKB dhe u gjet nga policia me një rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhu*ne.

Sipas kujdestarit të ndërtesës, ajo jetoi vetëm në katin e katërt për dy vjet.
“Fox News” ende nuk ka marrë koment zyrtar.