Befasia e fundit nga sinjali që tregon fitim u dëgjua në Ohër. Xhekpoti SUPER MILIONER me vlerë prej 10,764,621.00 denarësh bën të lumtur një çift të martuar që ishin bashkë në kërkim të argëtimit, njofton Video Lotaria Shtetërore e Maqedonisë.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Martesa është edhe në të mirë edhe në të keq, dhe askush nuk është kundër të qenit “bashkëpunëtor” me bashkëshorten në fitimin e xhekpotit më të preferuar në Maqedoni – SUPER MILIONER. I tillë është fati i fituesve tanë të fundit, bashkëshortëve nga Ohri, të cilët të hënën më 15 maj fituan 10.764.261 denarë.
Burri shpesh luante dhe shpesh fitonte. Këtë herë ai ka përfshirë edhe gruan e tij në pasditen e së hënës argëtuese. Së bashku ata shkuan për të paguar tiketën e bastores, por u desh të prisnin, kështu që ata sugjeruan që ta bënin kohën më interesante, të luanin një raund në terminalet e videollotarisë së Video Lottery Casinos Austria në objektin e Mozart-it, në Ohër.
Filluan me 500 denarë, pra kishin fitim, të cilin e përdornin për të vazhduar. Ata padyshim bënë lëvizjen e duhur, sepse sinjali për SUPER MILIONERIN erdhi shpejt. Loja që rezultoi me fat është “40 burning hot”.
“Dua të blej një makinë të re me paratë dhe të shkoj në një pushim të këndshëm. Do të planifikojmë pjesën tjetër të fitimeve, së bashku do të vendosim se si t’i shpenzojmë paratë, – tha bashkëshortja.
Vera e tyre me siguri do të jetë më e bukur nga sa e imagjinonin dhe prisnin, dhe me historinë e tyre të lumtur koleksioni i fituesve të SUPER MILIONARE JACKPOT është edhe më kuptimplotë. Ata janë mbajtësit e xhekpotit të tetë në 2022 dhe i 25-ti në total nga ekzistenca e këtyre fitimeve.