Një çift nga Australia “rrjepet” nga një taksist në Shkup, u ka marrë para vetë nga kuleta e tyre aq sa ka dashur

Sign of a waiting taxi

MPB ka njoftuar se me datë 05.10.2024 në orën 21:00 në SPB Shkup, J.K. (37) nga Australia ka raportuar se rreth orës 19:40 në Shkup, ai dhe gruaja e tij kishin hipur në një taksi, e cila i kishte marrë nga një qendër tregtare në Shkup deri te kryqëzimi midis bulevardit “Kuzman Josifovski Pitu” dhe rrugës “Belasica” dhe për këtë i kishin paguar shoferit të taksisë 200 denarë për një kilometër. Megjithatë, shoferi kishte thënë se nuk ishte e mjaftueshme dhe vetë kishte marrë rreth 1700 denarë nga kuleta e të dëmtuarit, pastaj u kishte thënë të dilnin nga automjeti. Po ndërmerren masa për të zbardhur rastin. Pa Censurë