Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka tentuar që ta rrëmbejë një grua në rrugën “Ismet Hoti”, në Prishtinë.
I dyshuari në vendin e ngjarjes kishte hedhë një thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ismet Hoti, Prishtinë, 22.03.2022-02:45.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar ta rrëmbej viktimën femër kosovare. I dyshuari në vendin e ngjarjes kishte hedhë një thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.