Një burrë nga Shkupi akuzohet se ka përdhunuar gruan e tij

Policia dje ka arrestuar V.B. (44) nga një fshat afër Shkupit, pas një denoncimi se atë ditë në shtëpinë e tij kishte kryer sulm fizik dhe përdhunim ndaj gruas së tij 43-vjeçare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e përditshëm.