Një burrë nga Poroj mashtron pronarin e një kompanie nga Shkupi…

Dyzet e tre vjeçari E.M. nga Shkupi, pronar i një kompanie private, dje (06-prill) në ora 13:00 në SPB Tetovë ka raportuar se ka qenë i mashtruar nga personi R.Sh. (60) nga Poroji i Tetovës dhe persona të tjerë.

Sipas raportit, R.Sh. me të ka lidhur kontratë për dhënien me qira të një objekti në Tetovë edhe pse më vonë ka konstatuar se objekti nuk ka dokumente të nevojshme dhe se i nënshtrohet përmbariesit, kurse E.M. tashmë kishte sjellë të gjitha pajisjet e nevojshme në objekt. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.