Një burrë nga Florida bleu dy pica për 10,000 bitcoin 14 vjet më parë, nëse ai do ti kishte mbajtur deri sot, do kishte pasuri prej 700 milionë dollarë

Më 17 maj 2010, një programues kompjuteri, Laszlo Hanyecz, postoi në internet një kërkesë për të blerë një pica me bitcoin. Disa ditë më vonë, kërkesa e tij pati një përgjigje të suksesshme. Ndaj më 22 maj 2010, Hayecz arriti të blinte dy pica për 10 mijë bitcoin nga Jeremy Sturdivant.

Sot vlera e 10 mijë monedhave të tilla llogaritet në rreth 700 milionë dollarë amerikanë.

Teksa valuta e bitcoinit është rritur me kalimin e viteve, zhvilluesi që bëri blerjen e parë është kthyer në një legjendë në hapësirën e kriptovalutave. Më herët gjatë vitit, ai bëri të njëjtën gjë, por kësaj radhe duke përdorur Lighting Network, një teknologji që ecën paralel me blockchain të Bitcoin dhe që synon të shpejtojë transaksionet.

“Dita e Picës Bitcoin” gjithashtu shërben si kujtesë mbi faktin se sa shumë është rritur vlera e valutës, duke kapur edhe një çmim rekord prej mbi 70 mijë dollarësh. Kriptovaluta më e madhe vetëm para 14 vitesh vlente vetëm disa qindarka