Një burrë nga Kalifornia, ka vdekur pasi u godit nga një veturë derisa ishte duke i ndihmuar një familje rosash të kalonin rrugën disa momente para përplasjes, tha policia lokale.
Casey Rivara, 41-vjeç, la automjetin e tij përpara para se të goditet nga një shofer adoleshent në Rocklin, rreth 40 kilometra në verilindje të Sacramentos, tha policia e qytetit.
Rivara siguroi që rosat të arrinin të sigurta përpara përplasjes, thanë dëshmitarët.
Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani.
“Burri thuhet se po përpiqej të ndihmonte disa rosa që ishin në kryqëzim”, tha Departamenti i Policisë Rocklin në një deklaratë. “Derisa burri ishte në kryqëzim, një shofer adoleshent ishte nisur drejt lindjes në bulevardin Stanford Ranch. Ky shofer goditi këmbësorin”.
Njerëzit kanë lënë homazhe me lule dhe rosa gome në vendin e përplasjes.
Një mbledhje fondesh në internet e krijuar nga të afërmit thotë se Rivara po i çonte fëmijët e tij në shtëpi pas praktikës së tyre të notit kur ata vunë re një “mama rosë dhe rosat që përpiqeshin të kalonin një kryqëzim të zënë”.