Dje, në orën 17:31, u pranua një raport për një person të plagosur pas një rënie në një greminë me motor. Lokacioni ishte në një terren të vështirë, në vendin e quajtur “Dera e vogël” afër “Liqenit të Zi” në malet Shar, pranë karakollit “Mazraç” në pjesën afër kufirit me Kosovën, njofton Pa Censurë.
Personi po lëvizte me motor dhe pas rënies në greminë, i kishte thyer këmbën.
Në orën 18:15, nga Stacioni Policor (SP) Gallatë njoftuan se policët nga SP Mazraç arritën ta nxjerrin dhe ta transportojnë deri në fshatin Gjurgjevishte, ku e priste një ekip i Shërbimit të Shpejtë Mjekësor nga spitali klinik “Ferid Murati” në Gostivar, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.Pa Censurë