Një bebe humb jetën gjatë udhëtimit me avionin e kompanisë Alitalia


Një bebe libaneze 2 vjeçare ka vdekur teksa udhëtonte me linjën Alitalia nga Bejruti në drejtim të Romës. Avioni ka bërë ulje emergjente për ti dhënë ndihmë vogëlushes në aeroportin e Barit po ka qene e kotë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, vajza ka pasur një atak kardiak gjatë udhëtimit. Një nga stjuardesat e ka dhënë ndihmën e parë dhe për këtë është bërë ulje emergjente.

Në tokë mjekët kanë tentuar me të gjitha mënyrat për ta kthyer në jetë po ka qenë e pamundur. Ashtu siç thonë mjekët që i dhanë 2-vjeçares ndihmën e parë vajzavuante nga një sëmundje e rëndë në veshka, dhe në bordin e avionit ajo shoqërohej nga një infermiere e Kryqit të Kuq, së bashku me prindërit e saj.

Gjatë fluturimit vajza kishte një maskë oksigjeni dhe ishte drejtuar drejt kryeqytetit italian për kurime më të specializuara. Në avion ajo ka pësuar një sulm kardiak dhe i është dhënë ndihma e parë nga infermierja që e shoqëronte.

Duke pasur parasysh sëmundjen nga e cila vajza vuante mjekët i kanë thënë prokurorisë që është e panevojshme një autopsi.