Një banor i Zhelinës dyshohet për përfshirje në dëmtimin e gypit për oksigjen në Spitalin e Tetovës

Një burrë i moshës 42 vjeçare nga fshati Zhelinë dje është privuar nga liria sepse policia dyshon në përzierjen e tij gjatë dëmtimit të sistemit për furnizim qendror me oksigjen në spitalin e Tetovës më 23 gusht. Atëherë me përdorimin e forcës janë dëmtuar dy tuba bakri, prej të cilave njëra për ajër të kompromituar është thyer, ndërsa e dyta për oksid nitrik është lakuar.

“Nëpunësit policor të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë dje rreth orës 17:00, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë e kanë privuar nga liria A.R.(42) nga Zhelina e Tetovës për shkak të dyshimit për përzierjen e tij në dëmtimin e dy tubave të bakrit në rrethin e Klinikës së Tetovës, të paraqitur në datën 23 të këtij muaji. Ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.
Nga SPB Tetovë thonë se me kërkesë të spitalit pas incidentit është rritur prania e policëve rreth ndërtesave.