Një banor i Reçicës së Vogël është fotografuar me bomba në duar, Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar paraburgim


Një banor i Reçicës së Vogël, Tetovë është regjistruar dhe fotografuar me telefonin e tij celular duke mbajtur në dorë materiale shpërthyese që janë të ndaluara për qytetarët, konkretisht dy bomba dore të tipit “kashikara.” Në video ishte shënuar edhe vendndodhja në fshatin Dobroshtë.

Gjatë udhëtimit me makinë drejt kësaj vendndodhjeje, banorët e fshatit e kanë vërejtur menjëherë si një person të dyshimtë dhe të panjohur. Personi i ka lënë bombat pranë rrugës, për të mos u zbuluar, dhe ka vazhduar të vozisë drejt fshatit.

Megjithatë, banorët vendas ia kanë bllokuar rrugën dhe e kanë raportuar në polici, pas së cilës është arrestuar.

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për veprën penale – Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtia e paautorizuar me armë dhe mjete shpërthyese, sipas nenit 396 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal, dhe prokurori publik ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.