Një banor i një fshati të Kavadarit bën seks me një gomar dhe e publikon në facebook, gjykata e dënon me 400 euro

Një banor i një fshati të Kavadarit është dënuar pasi në rrjetet sociale me ndihmën e një shoku ka postuar se si kryente marrëdhënje seksuale me një gomar.  Për këtë ai është dënuar me 400 euro gjobë për veprën penale “Kënaqja e pasioneve seksuale përballë personit tjetër”.  I pandehuri nuk ka bërë ankesë dhe aktgjykimi është i formës së prerë.  Ngjarja ka ndodhur më 5 mars të këtij viti, rreth orës 12.30, pranë fushës së futbollit të fshatit ku ai banonte shkruan www.sdk.mk, transmeton Pa Censurë.

“I akuzuari ka kryer marrëdhënie seksuale për të kënaqur pasionet e tij seksuale me një kafshë shtëpiake – një gomar, i cili ka incizuar aktin seksual me celular dhe më pas regjistrimin ua ka përcjellë personave të tjerë dhe e ka postuar publikisht në Facebook. “, thuhet në aktakuzën e ngritur nga ana e prokurorisë.

Në shpjegimin e aktgjykimit, gjyqtari ka konstatuar se vepra penale konsiston në kryerjen e një akti seksual, përballë personit tjetrit në vend publik, i cili cenon moralin dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve.  Pas kësaj, në Gjykatën Themelore Kavadar është shqiptuar gjobë prej 40 gjoba ditore në shumë prej 10 euro, ose gjithsej 400 euro në kunder vlerë të denarit. Pa Censurë