Një banor i Manastirit ka ecur lakuriq në korridorin e pallatit ku banonte, ka shqetësuar fqinjët

SPB Manastir ka bërë kallëzim penal kundër 34-vjeçarit I.G., i cili javën e kaluar ka dalë i zhveshur në korridorin e pallatit ku banonte dhe ka shqetësuar banorët tjerë.

Policia kriminale e SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër I.G.(34) me vendbanim të përkohshëm në Manastir për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kënaqja e pasioneve seksuale para tjetrit” nga neni 190 i Kodit Penal. Më datë 08.11.2023 ka dalë pa rroba në korridorin e objektit ku ka banuar në Manastir dhe ka shqetësuar banirët tjerë- njofton SVR Manastir – thuhet në njoftim.