Një banor i Krimesë flet për Alsat: “Ka një prani të madhe ruse në veri”

Një numër i madh i trupave ruse dhe avionëve luftarakë hynë në territorin ukrainas mëngjesin e sotëm, nga Krimea e aneksuar. Një banor i Krimesë jugore tha për Alsat se në orët e para të mëngjesit mund të dëgjoheshin fluturime, por tani situata është e qetë. Megjithatë, autoritetet në rajon po marrin masa sigurie dhe shkollat kanë mbetur të mbyllura.

“Kerç është i qetë për momentin, por ka ende panik. Ekziston një prani më e madhe ushtarake në veri, nga ku forcat ruse po ndihmojnë rajonin e Donbasit. Këtu, shumë njerëz kanë vizituar marketet, por ato ende funksionojnë pa probleme. Autoritetet kanë vendosur që fëmijët të mos shkojnë në shkollë deri më datën 28 të këtij muaji. Derisa këtu është qetësi, më vjen shumë keq për miqtë dhe të afërmit që kam në anën tjetër. Arrita të dëgjohem me një mik nga Harpovi këtë mëngjes, dhe ai më tha se kishte parë shpërthime, dhe të njëjtën ma tha edhe një mik nga Mariupol ku avionët luftarakë kishin fluturuar gjatë gjithë mëngjesit”, deklaroi Kiril Murgun – banor i Krimesë. /Alsat.mk