“Një Ajnshtajn i dytë”, 11-vjeçari me autizëm shpallet më inteligjenti në botë

Kevin Sweeney, 11-vjeç, me autizëm, ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës.

Si një admirues i zjarrtë i kuizeve dhe shfaqjeve me lojëra, Kevin bëri një test inteligjence në Quaker Meeting House në Edinburg, ku koeficienti i tij rezultoi 162. Ai ka tejkaluar dy gjenitë më të famshëm në botë. Stephen Hawking ka një koeficient inteligjence 160, ndërsa Albert Ajnshtajn, i cili kurrë nuk bëri një të tillë, mendohet se ka pasur të njëjtin rezultat.

Kevin është ftuar të bashkohet në Mensa, shoqata më e vjetër me koeficientët më të lartë të inteligjencës.