Një aeroplan u rrëzua në një autostradë në Nju Jork, të paktën një i vdeku

Të paktën një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një aeroan i vogël u rrëzua në një autostradë në Nju Jork. Aksidenti ndodhi në Harrison rreth orës 19:00 me kohën lokale, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe mbylljen e rrugës në të dy drejtimet.

Karburanti i aeroplanjt është derdhur në rrugë, ndërsa ekipet e emergjencës dhe policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes. Sipas zëdhënësit të policisë, hetimi paraprak tregoi se në avion ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve humbi jetën.