Një aeroplan mallrash u rrëzua në oborrin e një ndërtese banimi pranë aeroportit të Vilniusit-një person vdes


Një aeroplan mallrash i kompanisë DHL u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë aeroportit të Vilniusit, kryeqyteti i Lituanisë, sipas raportimeve të CNN. Aeroplani ra në oborrin e një ndërtese banimi rreth 1.3 kilometra në veri të pistës së aeroportit. Sipas autoriteteve, një person ka humbur jetën dhe të paktën dy të tjerë janë transportuar në spital. Zjarrfikësit kanë punuar për të shuar flakët që përfshinë ndërtesën pas aksidentit.

Zëdhënësi i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Krizave në qeveri tha se avioni u rrëzua në oborrin e një ndërtese të vogël banimi ku jetonin 12 banorë, por shtoi se nuk pati viktima.

Zjarrfikësit punuan për të shuar zjarrin që kishte përfshirë ndërtesën, rreth 1.3 kilometra në veri të pistës së aeroportit në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.

“Shërbimet speciale të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes, ashtu si edhe shërbimet zjarrfikëse të aeroportit,” deklaroi zëdhënësi i aeroportit.