Një 9-vjeçar viktimë e koronavirusit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima si pasojë e komplikimeve të koronavirusit.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në raportin e përditshëm për rastet me virusin korona.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë i moshës 9-vjeçare nga Prizreni.
Të vdekurit e tjerë si pasojë e komplikimeve nga Covid janë një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi 80 vjeç.

Dy nga viktimat janë nga Gjilani, një nga Mitrovica, një nga Deçani dhe një nga Kaçaniku.