Një 74-vjeçar nga Shkupi lëndohet rëndë në autobusin e NTQ

MPB ka njoftuar se më 13.06.2024 në orën 19:30 në SPB Shkup u raportua se në një autobus të NTQ në bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup, i drejtuar nga T.G. (50) nga fshati Petrovec, Shkup, ka rënë dhe është lënduar pasagjeri Z.A. (74) nga Shkupi. Ai u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, ku iu konstatua se kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Po merren masa për të sqaruar rastin. Pa Censurë