Një 38 vjeçar qëllohet disa herë me ar*më zj*arri brenda një “Benzi” në Shkodër (VIDEO)

Një 38 vjeçar ka mbetur i pl*agosur pas disa të shtënave me armë në lagjen Dobraç të Shkodrës këtë mbrëmje.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Admir Bajri, gjendja e të cilit ende nuk dihet. 38 vjeçari është shtruar në Spitalin Rajonal në Shkodër, ku po merr ndihmën mjekësore.

Burime për Top Channel thanë se ndaj tij është qëlluar disa herë me armë zjarri ndërkohë që ai po lëvizte me mjetin e tij tip “Benz”. Nga vetë mbiemri i cili nuk është i padëgjuar, 38 vjeçari është anëtar i fisit Bajri në Shkodër.
Në foton e siguruar nga Top Channel, mjeti në të majtë tip “Benz”, është makina me të cilën po udhëtonte në momentin e pl*agosjes. Policia bën me dije se është rrethuar zona dhe po vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Ende nuk dihet se pse ka ndodhur pl*agosja, nëse është ndonjë sherr, apo një atentat i planifikuar.