Një 35 vjeçare shtatzënë dhu*nohet sek*sualisht në një motel në Prizren

Një grua nga komuna e Prizrenit ka raportuar në Polici se gjatë muajit mars të këtij viti është dhu*nuar se*ksualisht nga një burrë. Gjatë kohës sa i dyshuari kreu kr*imin e rëndë, pa dëshirën e saj, ajo ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.
35 vjeçarja nga Prizreni, më 3 maj ka shkuar në Polici për ta lajmëruar rastin bashkë me burrin e saj.

Vik*tima ka “deklaruar se derisa ishte duke pushuar në motel [e moteli nuk është vetëm për të bërë se*ks, siç mund të kenë menduar shumica prej jush], i ka hyrë në dhomë një person i moshës 44 vjeçare, i cili ka kryer marrëdhënie se*ksuale me të, pa dëshirën e saj.
Ajo që duhet kuptuar është se një pjesë e madhe e të mbijetuarave të dhunës seksuale nuk mund të rrëfejnë menjëherë për rastin për shkak të traumës së pësuar.

më kohën kur ka ndodhur ky rast, 35-vjeçarja ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërkaq bashkëshortit nuk i ka treguar deri më 2 maj.
“Lidhur me rastin është konsultuar me prokurorin kujdestar i kri*meve të rënda dhe me urdhër të tij hapet procedurë hetimore për veprën penale Dh*unim, ndërsa i dyshuari të intervistohet në lidhje me këtë rast. Rasti është nën hetime”, ka bërë të ditur ky burim.

Ndryshe, për këtë rast ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh.
“Prizren Mars-2021. Vik*tima femër kosovare me 03.05.2021 ka raportuar se në kohën e cekur (nuk dihet data e saktë) i dy*shuari mashkull kosovar, ka kryer marrëdhënie sek*suale me të kundër dëshirës së saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur policia.