Një 27 vjeçar në dializë fitoi veshkë nga 21 vjeçarja e vd*ekur

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se me sukses janë transplantuar edhe veshkat e donatores së vd*ekur.
“27-vjeçari në dializë fitoi veshkë nga donatorja e vd*ekur. Me sukses u realizuar transplantimi i parë i veshkës të cilat mbrëmë vonë u esplantuan në Klinikën e Urologjisë. Për momentin në rrjedhë është edhe transplantimi te një 40-vjeçar me sëmundje kronike në veshka, i cili po ashtu do të fitojë veshkë nga donatorja e vd*ekur”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Nga Ministria falënderojnë familjen e 21-vjeçare e cila ndërroi jetë, të cilët ranë në pajtim të donojnë zemrën, veshkat dhe kockat e saj.