Një tetëmbëdhjetëvjeçar nga Shkupi humbi jetën, ndërsa dy persona u lënduan në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë në orën 02:27 minuta në rrugën “Magjistralia e Adriatikut” në Shkup.
Siç citohet në buletinin e sotëm të policisë mbrëmë në orën 02:27 në Shkup në rrugën “Magjistralia e Adriatikut” shkupjani D.K. (18) i cili ka drejtuar një “mercedes” me targa të Shkupit e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.
Djaloshi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa të dy pasagjerët në automjet janë transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes.