Një 17 vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku

“Më 03.10.2021 rreth orës 03:00 në fshatin Botun në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë vetura “Kia” me targa të Ohrit e drejtuar nga 17 vjeçari nga fshati Leshan i Komunës së Debarcës ka dalë nga rruga. Shoferi (i mitur) ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Shën “Erazmo” për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa shoqëruesi i tij po 17 vjeçar nga fshati Mesheishta e Komunës së Debarcës nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet inspektuese nga SPB-Ohër”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.