Nismë për pezullimin e planit të bllokut 57 në Tetovë

Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi vendimin për nismën e procedurës për pezullimin e planit urbanistik për bllokun 57 pasi i njëjti duhet ti nënshtrohet një ekspertize të detajuar.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr me kërkesë të kryetarit të komunës Bilall Kasami, pasi sipas tij ky plan detal urbanistik është miratuar me procedurë të dyshimtë. Përbërja e Këshilli i Komunës gjatë mandatit të kaluar nën udhëheqjen e Teuta Arifit, ndryshoi planin detal urbanistik të bllokut urban 57A. Ndërsa më vonë ishte bërë e ditur se ndryshimi është bërë në mënyrë që t’i shitet një pjesë e pronës së “Shik Jellak” biznesmenit serbo-malazes Miodrag Daka Davidoviq.

Këshilltarët e BDI-së dhe LSDM-së, ishin kundër që për këtë çështje të diskutohet në seancë të jashtëzakonshme. Pro nismës ishte këshilltarët e Besës, të Alternativës, të VMRO-së dhe këshilltarët e pavarur.

https://youtu.be/-CM0BmjQhoA