Vjen reagimi i Nismës pasi nuk e kaloi pragun në asnjë Exit Poll

Nisma Socialdemokrate nuk po u beson exit-polleve që pas zgjedhjeve 2021 po e lënë jashtë Kuvendit të Kosovës. Sipas kësaj partie, saktësia e exit-polleve s’vlen, sidomos për partitë e vogla.

Sipas projeksionit të KOHËS, për zgjedhjet e mbajtura sot, Nisma nuk do të kalojë pragun prej 5 për qind. Kjo parti pritet të marrë nën 3 për qind të votave.

Megjithatë, Nisma ka thënë se exit-pollet s’e tregojnë rezultatin në kutitë e votimit dhe se është shprehur e bindur se “besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush”