Nisin teoritë konspirative për divorcin e Bill Gates nga gruaja: U ndanë sepse Melinda në të vërtetë është burrë

Ekst*remistët e djathtë, Lëvizja QAnon, kanë ngritur teoritë e tyre konspirative të pabaza edhe përsa i përket divocit të Bill Gates me Melinda Gates. B. Gates u bë një fokus qendror i anti-vaksistave dhe komplotistëve të QAnon gjatë 12 muajve të fundit, si pjesë e një pretendimi të pabazë se ai krijoi pandeminë COVID-19 për të krijuar një kërkesë për vaksinat në të cilat kishte vendosur një mikroçip biometrik popullsia e botës, raportojnë mediat.
Divorci i Gates ndezi një numër pyetjesh nga mbështetësit e QAnon dhe teoria dominuese që ndahet nga ata është se divorci është rezultat i Melinda Gates, që në të vërtetë është një burrë.

QAnon është një rrjet eks*trem i djathtë, i organizuar nga besimtarë që besojnë një varg teorish të pabazuara. Këto pikëpamje përqendrohen në idenë se një grup pe*dofilësh adhurues të Sa*tanait kryesisht e përbërë nga demokratë, politikanë, gazetarë, manjatë dhe figura të tjera institucionale, kanë kontrolluar prej kohësh shumë nga institucionet e shtetit dhe sipas tyre ata kërkojnë të largojnë Presidentin Donald Trump, kryesisht me ndihmën e mediave.