Nisi si aleancë, por u përçanë/ Çfarë ndodhi mes Oltës dhe Qetsorit?

Aleanca mes Oltës dhe Qetsorit, që nisi që ditën e parë të hyrjes së tij në shtëpi është përçarë pak ditë më parë.

Ndonëse ata nisën një miqësi dhe shprehën mbështetjen për njëri-tjetrin, Qetsori tha se ai nuk manipulohet kollaj.

Debatet mes tyre ishin të vazhdueshme përgjatë gjithë javës.

Qetsori: Kishte një simpati të përgjithshme mes nesh dhe një përkujdesje të përkohshme. Pas një lojë në tualet, Olta kishte diçka të organizuar dhe aty përplasa derën. Pastaj, nisi akuza për Maestron, unë thjesht po shprehja opinionet e mia. Shumë gjëra çuan në agravimin e situatës.

Olta: Ne nisëm një raport shumë miqësor bashkë, na bashkon humori dhe kemi qeshur shumë bashkë. Qetsori u bë kohë këtu, nuk u afrova për të “sulmuar” Luizin. E pash që foli shumë ashpër. Koment tjetër nuk kam.

Luiz: Nga gjërat që tha Qetsori, ja marr të mirqenë faktin që e ka kaluar një herë këtë ekspericnë. Ai është aq inteligjent me e kuptuar që nuk i lejon aleancat. Me inteligjencën e tij, thotë që po të afrohej me Armaldon, bëhej “armik” me mua. Ai nuk ka nevojë për Oltën. Nuk është natyrë e tillë që të përdoret nga Olta. Çdo njeri që do të krijojë debat vetëm me mua, është i mirëpritur. Nëse bashkohet me Oltën, e ka të humbur.

Olta: Unë thjesht i kërkova të mos nxisë Maestron për debat, kaq.

Dea: Qetsori i kërkoi aleancë Oltës që në fillim. Dhe kur e pa që nuk po krijohej ndonjë gjë, hoqi dorë. Ai kërkon vëmendje.

Geri: Unë mendoj njësoj si Dea. E pati si strategji, sulmoi Armaldon, pastaj Kristin. Tani po sheh.

Antonetën: Unë nuk besoj fare te kjo aleancë, besoj se ishte më shumë si strategji. Duan të na bindin që janë duke luajtur më vete, por në fakt janë bashkë.