Nga sot fillon pagesa e pensioneve të prillit, e cila do të jetë më e lartë për 1.000 denarë për mbi 330.000 pensionistë, përmes ndihmës së dakorduar direkte financiare për tre muaj.
Marrja e pensioneve nëpërmjet filaleve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas masës së pensionit:
Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 26.04.2022 (e martë);
Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa të bëhet më 27.04.2022 (e mërkurë);
Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.04.2022 (e enjte);
Për pensionet në vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.04.2022 (e premte).