Ka filluar seanca gjyqësore e ish’ushtarit të UCK’së Salih Mustafës para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.
Seanca është e hapur për media dhe mund ta ndiqni në faqen e Gjykatës Speciale. Salih Mustafa ish-pjesëtar i UÇK’së dhe ish-shef i intelegjencës së FSK’së u arrestua më 24 shtator dhe në po të njëjtën ditë u dërgua në Hagë.
Sipas një njoftimi për media që u bë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar trajtim mizor torturë dhe vr*asje të paligjshme që janë kr*ime lu*fte sipas të drejtës ndërkombëtare.
Ndërkaq sot komandant “Cali” po paraqitet për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë. Kujtojmë se menjëherë pas arr*estimit të tij policia e EULEX’it me urdhër të kësaj Gjykate arr*estoi edhe krerët e OVL të UÇK’së Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.
Të njëjtit siç u tha u arrestuan pasi publikuan disa prej dosjeve të cilat u erdhën fshehurazi në zyret e tyre, e që në të thuhej se ndodheshin detaje rreth aktakuzave dhe personave të dyshuar nga Specialja.