Nga sot ka filluar vaksinimi i personave të pa lëvizshëm në kushte shtëpiake me vaksinën Astra&Zeneca dhe me kinezen Sinovak. Ndërkaq, në përgjithësi deri dje janë vaksinuar 495.967 qytetarë ndërkaq numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza është 351,369. Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 18,149 qytetarë prej të cilëve 5,650 me dozën e parë. Në terren deri më tash janë vaksinuar rreth 20.000 persona. Ndërkohë vazhdon edhe vaksinimi i fëmijëve nga 12-17 vjeç. Deri tash janë vaksinuar rreth 630 fëmijë nga gjithsej 1800 të paraqitur.