Nis takimi Rama, Zaev, Vuçiq në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë (VIDEO)

Në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë në kuadër të Ballkanit të Hapur, ka nisur takimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuqiç. Zaev është i shoqëruar nga zëvendësministri për Financa Dimitar Kovaçevski dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.

Sot është paraparë nënshkrimi i marrëveshjeve shumëpalëshe dhe dypalëshe: Marrëveshja për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja për bashkëpunim në veterinë, sigurinë e ushqimit, ushqimin e kafshëve dhe zonën fitosanitare të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja mes Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të kompetencave të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri (AEOS).
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të kompetencave të operatorit të autorizuar ekonomik – siguri (AEOS).

Në takimin e sotëm, përveç liderëve të “Ballkanit të Hapur” , sot online pritet të merr pjesë edhe komisionari i BE-së për zgjerim, Oliver Varhej, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Emir Xhikiq, drejtor i sekretariatit të CEFTA-s, z. Matej Zakonjshek, drejtor i Komunitetit të Transportit dhe Marko Çadezh, kryetar i Odës së Tregtare –industriale të Serbisë.