Nis takimi mes ministrave të Jashtëm ukrainas dhe rus në Antalia të Turqisë

Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas takohen sot për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, ndodhen në Antalia, Turqi.

Kjo e enjte ka shënuar ditën e 15-të të luftës në Ukrainë. Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj civilëve teksa ukrainasit nxitonin të arratiseshin përmes korridoreve të evakuimit. Mbrëmjen e së mërkurës rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku raportohet se deri më tani janë plagosur të paktën 12 persona.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha ky është një gjenocid dhe vijoi të bënte thirrjet për të ndaluar fluturimin në qiellin e Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë. Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.